Reshjet intesive të shiut kanë bërë që lumi i Sylbicës në bashkinë e Tropojës të dalë nga shtrati dhe të dëmtojë rrugën për në bjeshkët e kësaj zone. Ujërat e furishëm dhe rëshqita e dherave e kanë bërë të pakalueshme rrugën dhe 80 banorë të zonës kanë mbetur të izoluar.
Siç shihet qartë edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga Faxnews, rrjedha e ujit po merr me vete gjithçka. Madje ka shkatërruar edhe një shtëpi prej druri, si dhe ka dëmtuar ambientet e një lokali në këtë zonë. Muret mbajtëse në shtratin e lumit si dhe vendosja e rrjetave mbrojtëse duhet të ndërtohen menjëherë.
Sakaq, edhe aksi Bajram Curr -Valbonë vijon të jetë i bllokuar, për shkak se dherat kanë bllokuar rrugën. Bashkia Tropojë ka ndërhyrë disa herë për hapjen e këtij segmenti, por ai bllokohet sërish.