Pamje apokaliptike/ Imazhet e fundit të kapura në Ukrainë ‘po trondisin’ njerëzit:...

Pamje apokaliptike/ Imazhet e fundit të kapura në Ukrainë ‘po trondisin’ njerëzit: Ushtari mban foshnjën në duar mes rrënojash…(FOTOT)

395
0

Një imazh i një ushtari që mban në duar një foshnjë shumë pranë një rrënojave ka tronditur të gjithë njerëzit.

Trupat e Vladimir Putinit po sulmojnë qytetet ukrainase me gjithnjë e më shumë granatime dhe tanket lëvizin duke rrafshuar shumë ndërtesa përtokë.

Imazhet e reja nga Irpin në periferi të Kievit tregojnë skena me blloqe apartamentesh të shembur dhe automjete të hedhura në erë, ndërsa njerëzit ecin përreth të hutuar.

Të shumta janë imazhet e dhimbshme dhe ende nuk dihet nëse bota do vijojë të shohë këto pamje, teksa sot shënohet dhe dita e 10 e luftës në Ukrainë.

Ja disa prej tyre: