Paloka : Kufizimet mashtrim për investime. Nuk kanë para për të importuar

Paloka : Kufizimet mashtrim për investime. Nuk kanë para për të importuar

424
0

Në një postim të minutave të fundit në faqen e tij në facebook, nënkryetari I Partisë Demokratike, z Edi Paloka shprehet se kufizimet ne energji janë një mashtrim I qeverrisë me preteksin se po bëhen investime. …

Ja dhe postimi i plotë i z Paloka :

Kane kthyer kufizimet e energjise megjithese kane vjedhur miliona ne OSHE.

Mashtrojne cdo dite se gjoja po bejne “investime” prandaj do kete nderprejre te energjise . Ne fakt asnje investim nuk po behet , thjesht nuk kane me para per te importuar energji sepse ato qe ju marrin shqiptareve kane perfunduar ne xhepat e bandes se OSHE dhe kryebanditit ne qeveri.

I kujtoni fukarenjte qe kalbi neper burgje per 30 mije lek te vjetra. I duheshin sepse pasi rriti cmimin e energjise, duhej ti trembte njerzit qe te paguanin edhe kur nuk kishin buke ne shtepi. Ju mblodhi dhe qindarkat qe disa familje u detyruan ti marrin borxh.

E cfare beri pastaj me miliona eurot qe ju mori me dhune shqiptareve ? I ndau ne xhepat e qeveritareve.

Sot praktikisht jemi kthyer 25 vjet mbrapa. Plot 10 ore kufizim energjie te perditshme ne lagjet e Tiranes. E vetmja gje qe kane ndryshuar eshte se sot ja heqin nje lagjeje e neser nje tjetre e nderkohe vazhdojne mashtrojne . E keqja eshte se degjoj ende qytetare ne Tirane qe edhe pse e dijne qe po i mashtrojne thone: “kane lajmeruar qe nuk do kete drita…” Milionat qe ju grabiten atyre dhe perfundojne ne xhepat e Rames , nuk ju bejne pershtypje.

Edhe ne ‘90 kishte nga ata qe pasi nuk arrinin te merrnin as tollonin e javes thonin : S’ka problem. Ka halle partia…

Monstra deri tani po gllaberon cdo dite te drejta qe i fituam 30 vjet me pare.

Do presim sa te na ktheje dhe tollonat qe te kuptojme ku po na con?!

Me 30 qershor reaguam por ne menyre pasive, duhet te reagojme me forte ndryshe monstra do vazhdoje te na gllaberoje cdo gje.

Mos prisni vetem cdo bej opozita, luften e kemi te gjithe bashke dhe sot e dijme qe bashke jemi mbi 85 % , nuk mund te na sundoje e poshtroje nje bande me nje burracak ne krye.