Paloka: Edi Rama dhe Lleshaj në panik, terror mbi qytetarët

Paloka: Edi Rama dhe Lleshaj në panik, terror mbi qytetarët

474
0

Nënkryetari i PD Edi Paloka në një komunikatë për mediat tha se kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë sot në panik. Paloka nënvizoi se ata po terrorizojnë qytetarët, duke shtuar se nuk do jetë e largët dita kur ata dhe policia që zbaton urdhra kriminalë do përgjigjen para ligjit.

 

“Shqipëria është sot vendi i vetëm anëtar i NATO-s me të burgosur politik, me persona që përndiqen vetëm pse janë kundërshtarë politikë, vetëm pse dalin kundër Ramës, kryeministrit të zgjedhur nga krimi i organizuar. Opozita dënon me forcë ndalimin e protestuesve. Janë me dhjetëra persona të ndaluar. Rama dhe Lleshaj kanë qëllim që të terrorizojnë qytetarët.

 

Që prej 16 shkurti, Edi Rama është një kufomë politike. Është fakt se shumica e 500 qytetarëve të ndaluar deri më sot janë të ndaluar nga policia, janë sot të lirë sepse kanë qenë të pafajshëm, kanë qenë të burgosur politikë dhe në të drejtën e tyre. Rama ka urdhëruar policët, urdhëron prokurorët deri te gjykatës militant si Arben Micko.

 

 

 

Ka edhe njerëz që janë rrëmbyer me dhunë, pa qenë fare në protestë. Sot kemi polici kriminale. Sot kemi sot dy polici, atë të ndershme dhe atë të krimit. Ata urdhëruan me forcë që të largohet Bardh Spahia, në një situatë aspak të këndshme. Çdo prokuror dhe  gjykatës do përgjigjet një ditë. Ata do të marrin fund bashkë me Edi Ramën”, tha Paloka.