Duka dhe Dukesha i Sussex nuk do t’i përdorin më titujt ‘Lartësia e Tij’ dhe ‘Lartësia e Saj’, pasi njoftuan se do të heqin dorë nga rolet e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, deklaroi sot Buckingham Palace.
Ata do të heqin dorë nga titujt, fondet publike dhe do të ripagujënë fondin e Grantit Sovran që shpenzuan së fundi për të rinovuar banesëne tyre zyrtare ‘Frogmore Cottage’—rreth 2.4 milonë paund, thuhej në deklaratën e Bukcingham Palace.
Si pjesë e marrëveshjes, çiftit i kërkohet të heqë dorë nga detyrat e tyre mbretërore, duke përfshirë emërimet ushtarake dhe nuk do të përfaqësojnë më Mbretëreshën.
Harry dhe Meghan nuk do të marrin më fonde për postet e tyre mbretërore dhe marrëveshja do të hyjë në fuqi këtë pranverë.
‘Pas disa muajsh bisedash dhe diskutimesh jam e kënaqur që së bashku kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe mbështetëse përsa i përket nipit tim dhe familjes së tij’, tha mbretëresha Elizabeth II në një deklaratë.
‘Harry dhe Meghan do të jenë anëtarë të familjes sime”, është shprehur ajo duke i falenderuar për punën e tyre në Commonwelath.
Harry do të heqë dorë nga patronazhet e tij ushtaratke dhe nga pozicioni si ambasador i Commonwealth. Sipas burimeve, çifti do ta kalojë pjesën më të madhe të kohës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.