“Pakt me Ramën për të mos ndryshuar sistemin”, Hajdari: Basha po mbijeton...

“Pakt me Ramën për të mos ndryshuar sistemin”, Hajdari: Basha po mbijeton në PD, nuk po lulëzon

107
0

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se mes kreut të PD Basha dhe kryeministrit Rama ka një pakt për të mos ndryshuar sistemin.

 

Më tej, Hajdari ka thënë se Lulzim Basha po mbijeton në Partinë Demokratike, nuk po lulëzon.

 

“Rama me Bashën kanë një pakt për të mos ndryshuar sistemin. Basha po mbijeton dhe nuk po lulëzon në PD, ashtu siç thuhet. Në parti kushdo që nuk i shërben kryetarit hidhet në koshin e plehrave, prandaj duhet ndryshuar sistemi”, tha Hajdari.

 

“Jam dakord se ndryshimi i sistemit nuk i zgjidh të gjitha problemet por kjo është një fillim i mirë. Prandaj unë e kam mbështetur këtë nismë”, është shprehur Rudina Hajdari.

loading...