Pak para afatit të fundit, Arben Kraja paraqet kandidaturën për kreun e...

Pak para afatit të fundit, Arben Kraja paraqet kandidaturën për kreun e SPAK

316
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kandidaturën e parë për kreun e SPAK.

 

Bëhet fjalë për Arben Krajën, i cili ka aplikuar pak më parë,  ndërkohë që afati përfundimtar është deri në fund të ditës së sotme.

 

Duke qenë se deri më tani funksionon me tetë anëtarë, drejtuesi do të ketë një mandat të përkohshëm prej tre muaj.

 

Referuar rregullores së fuqi,  drejtuesi do të zgjidhet në bazë të :

 

1.Eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive;

 

2.Aftësisë në organizimin dhe drejtimin e një strukture;

 

3.Eksperiencës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median;

 

3.Vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme dhe

 

4.Imazhit që prezanton.