Pak më të përmbajtur të dashur “miq” të inatosur ! Nga Roland...

Pak më të përmbajtur të dashur “miq” të inatosur ! Nga Roland Bejko

334
0

Gjykimi, mendimi apo idetë(nëse ka ndonjë të tillë)për një çështje me interes publik nuk mund të jenë racionale për aq kohë sa e marin frymëzimin nga një rast banal i interesit personal. Lëvizjet që strukturohen mbi baza emocionale nën petkun parimor dhe nën justifikimin e legjitimitetit ( kur ai është shkelur pikërisht për ty, dhe ti këtë e ke pranuar…) janë të prirura të kthehen në lëvizje destruktive që shkaktojnë dëme të pariparueshme…. Është koha për mendje të urta dhe ide racionale. Me sa po shikoj ato nuk po mungojnë. Tek tuk kanë filluar të shfaqen nga të gjitha palët dhe përtej tyre. Le ti dëgjojmë dhe le të mësojmë nëse mundemi. “UNI, patjetër që është parësor, është i rëndësishëm, por nuk mund të prevalojë mbi gjithçka! Inati është si uthulla, gryen enën që e mban.