Pak ditë para nisjes së spektaklit, zbulohen emrat e tre anëtarëve të...

Pak ditë para nisjes së spektaklit, zbulohen emrat e tre anëtarëve të jurisë së “Dance With Me”

260
0

Pritjes i erdhi fundi! Tashmë janë zbuluar dhe tre emrat anëtarëve të jurisë të spektaklit “Dance With Me”. Disa ditë më parë Alketa Vejsiu zbuloi se cilët janë konkurrentët e shfaqjes dhe datën kur do të nisë sezoni i shtatë i programit të kërcimit.

Ishte vetë faqja zyrtare e “DWM” që zbuloi emrat e jurisë ku do të kenë balerinin dhe fituesin e “BBVIP”, Ilir Shaqiri si kryetar jurie dhe dy presonazhet e tjerë që do ta shoqërojnë përgjatë spektaklit të cilër janë, balerina e njohur Klaudia Pepa dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi.

Kujtojmë se me anë të videos ‘prezantuese’ të publikuar në Instagram, moderatorja zbuloi për publikun që programi i kërcimit do të startojë të hënën e ardhshme, më 19 shtator.

Por, kjo nuk është e reja e vetme që Alketa ka zbuluar. Krahas ajo bëri me dije edhe emrat të konkurentëve të tjerë. Pas Luiza Gegës, në “Dance With Me” do të jetë edhe gazetarja sportive Cindy Marina e cila njëkohësisht është e dashura e djalit të ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit.

Pjesë e spektaklit do të jetë dhe Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryetarit të AKR-së, Ramush Haradinaj.

Dhe jo vetëm kaq, edhe aktorët e njohur, Arbnora Ademaj dhe Igli Zarka së bashku me modelen Arta Anitaj do të jenë pjesë e kastit të edicionit të shtatë.

Gjithashtu tre artistat e njohur Kastro Zizo dhe Valon dhe Shehu Orgesa Zaimi do të jenë pjesë e garës së kërcimit. Formatit nuk do i mungojë as futbollisti i njohur Andi Lila.

Sakaq kujtojmë që në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing Ëith The Stars” dhe “Dance With Me”. E pyetur më parë nga mikrofoni i “Prive” në lidhje me ethet e konkurencës, Alketa Vejsiu dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu./Panorama Plus