Pak ditë më parë u emërua drejtor i burgut të Vlorës, dje...

Pak ditë më parë u emërua drejtor i burgut të Vlorës, dje u dënua me 6 muaj heqje lirie

115
0

Pak ditë pas emërimit si drejtues i IEVP të Vlorës drejtori i burgut Egon Velaj është dënuar nga Gjykata e Shkalles së Parë të Vlorës me 6 muaj burg, në një seancë gjyqësore të zhvilluar ditën e sotme.

Trupi gjykues me prokuror Anton Palin dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj, kanë dënuar Velaj me akuzën e shpërdorimit te detyrës gjatë kohës kur Velaj ka ushtruar detyrën e drejtorit te Aluiznit.

Velaj ka përfituar regjimi i burgut me kusht, sipas ligjit nr. 59 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij do të konvertohet në shërbim prove.

Aktualisht Velaj drejton paraburgimin e Vlorës, ndërkohë që emërimi si drejtues ka ardhur vetëm 6 ditë mëparë, dhe është kryer nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.