Pak çaste para tragjedisë/ Burri bën selfie me bashkëshorten e tij shtatzënë,...

Pak çaste para tragjedisë/ Burri bën selfie me bashkëshorten e tij shtatzënë, më pas e shtyn nga maja e shkëmbit, krimi zbulohet kohë më vonë (Arsyeja)

428
0

Një burrë turk i cili pozoi me gruan e tij shtatzënë për një foto romantike në majë të një shkëmbi, dyshohet ta ketë shtyrë atë duke i shkaktuar vdekjen, në mënyrë që ai të përfitonte paratë e sigurimit të jetës.

 

Sipas medieve të huaja, Hakan Aysal, 40 vjeç, u arrestua për vrasjen e gruas së tij Semra Aysal, 32 vjeçe dhe foshnjës së tyre të palindur ndërsa ishin me pushime në Butterfly Valley në qytetin Mugla, Turqi. Aysal dyshohet se e shtyu gruan e tij, e cila ishte shtatë muaj shtatzënë në atë kohë, nga shkëmbi ku ajo dhe foshnja u vranë menjëherë – në qershor të vitit 2018.

 

Në aktakuzën e përgatitur për krimin e ‘vrasjes me dashje’ ndaj burrit, thuhet se ai ‘planifikoi vrasjen e gruas së tij duke marrë së pari një sigurim personal aksidenti në emër të saj me një garanci prej 400,000 Lira Turke (rreth 47 mijë euro) dhe ku përfituesi i vetëm ishte vetë ai’.

 

Prokurorët pohuan se e vetmja arsye që ata u ndalën në majë të shkëmbit për tre orë ishte që ai të sigurohej që askush të mos ishte pranë. Ata pretendojnë se Aysal sapo e kuptoi se ishin vetëm, e vrau me dashje gruan e tij duke e shtrë nga skembi.

 

Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por ajo u refuzua kur u zbuluan lajmet e hetimit. Kështu, Gjykata e Lartë Penale ka vendosur që ai të vendoset në paraburgim për vrasje me paramendim.

 

Në një intervistë me video, gjykata dëgjoi nga vëllai i viktimës Naim Yolcu i cili tha: “Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në makinë. Familja ime dhe unë ishim shumë të mërzitur, por Hakan nuk dukej të jetë i trishtuar”.

 

Ai shtoi: “Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se kishte tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time”.

 

“Gjithashtu, Semra kishte frikë nga lartësitë”.

 

Ndërsa Aysal, i pyetur në lidhje me paratë e sigurimit të jetës, ka thënë: “Unë kam qenë i interesuar në sportet ekstreme që nga viti 2014; Kjo është arsyeja pse unë kisha sigurim të jetës para se të martohesha”.

 

Ai ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë: “Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur unë u largova disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva”.