“Paguajmë 600 euro në muaj”, vajza e së moshuarës që u dhunua...

“Paguajmë 600 euro në muaj”, vajza e së moshuarës që u dhunua në Pejë: Ky është fundi i botës

295
0

Vajza e gruas së moshuar që u dhunua në qendrën e azilit në Pejë nga një infermiere ka folur rreth këtij rasti. Zheneta Nura tregoi gjendjen e saj psikologjike pasi mësoi publikimin dhe momentin se si mori rrugën drejt Pejës pasi i treguan videon e rëndë. Veç kësaj, ajo shtoi se automatikisht, sapo arriti në qendrën “Orenda”, e mori nënën për ta dërguar në shtëpi.

 

Nura tregon gjithashtu se familja e saj paguante 600 euro në muaj për shërbime ndaj të ëmës në qendrën private të azilit të të moshuarve, që sipas saj, kishte standartet e një qendre zviceriane.

 

“Nuk e di a mundem m’u shpreh. Jam e tronditur. Besoj që secili prej qytetarëve më kupton. Situata në të cilën gjendemi unë dhe familja është e paspjegueshme. Unë e vizitoj një herë ose dy herë. Kur ka ardhë xhirimi, kam qenë në orar të punës. Jemi nisë për Pejë. Nënën e kam tërheqë menjëherë prej aty. Shpresoj që drejtësia ta vendos këtë çështje. I lus institucionet gjegjëse që të merren seriozisht. Të ndodh diçka e tillë, në një vend ku paguajmë 600 euro për një muaj, ky është fundi i botës”, tha ajo në RTV Dukagjini.

 

E moshuara u dhunua para disa ditësh në qendrën Orenda nga Aurona Pelaj dhe dy kujdestare të tjera. Punonjëset e tjera ishin ato që filmonin. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe kanë ngjallur shumë reagime, ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se Pelaj dhe dy të tjera janë vënë në pranga. Vajza e katërt po hetohet. Familjarët e infermieres Pelaj, kërkojnë që drejtësia të veprojë ndaj vajzës së tij.