Bota

Pagoi 4 mijë euro për të udhëtuar drejt Kinës, biznesmeni flet pasi bëri vaksinën anti Covid: Nuk ka asnjë efekt anësor

By vizional

December 03, 2020

 

Një biznesmen kinez, Wu Yang, 42 vjeçar është një nga vullnetarët që mori pjesë në vaksinimin anti Covid në spitalin Wenzhou të Kinës së bashku me gruan e tij dhe ka folur për ndikimin që ka pasur në trupin e tij.

 

Pasi kreu vaksinën Sinovac në Kinë, u kthye në Itali pasi prej vitesh jeton në Prato. Në një intervistë për median italiane “La Nazione”, Yang rrëfeu se shumë kinezë që jetojnë në Itali zgjodhën të paguanin 4 mijë euro për të udhëtuar drejt Kinës.

 

“Në muajin mars kur kishte shpërthyer epidemia në Itali, së bashku me gruan dhe fëmijët u kthyem në Wenzhou në qytet me 3 milionë banorë në provincën e Zhejiang. Po ndiqnim me vëmendje atë që po ndodhte në Wuhan dhe menduam se edhe këto do të ndodhte e njëjta gjë dhe u kthyem në Kinë”, tha Wang.

 

Në muajin gusht ai fut në listë për t’u regjistruar si vullnetar për vaksinën Sinovac. Ai u thirr menjëherë, pasi Pekini u jep përparësi njerëzve që duhej të ktheheshin në Evropë për punë. Menjëherë pasi u vaksinua, ai u kthye në Itali, por fëmijët i la në Kinë pasi vaksinën e bëjnë vetëm moshat 18 dhe 60 vjeç.

 

“Vetëm njerëzit midis 18 dhe 60 vjeç mund t’i nënshtrohen vaksinimit, i cili ishte në një fazë eksperimentale në shtator,” shpjegon Yang, duke deklaruar se ai është mirë dhe nuk ka pasur ndonjë efekt anësor.