Pagoi 15 mijë dollarë për provimin e vajzës, ylli i ‘Shtëpiakeve të...

Pagoi 15 mijë dollarë për provimin e vajzës, ylli i ‘Shtëpiakeve të dëshpëruara’ dënohet me burg

416
0

Aktorja amerikane Felicity Huffman është dënuar me 14 ditë burg për përfshirjen në një skandal, në kolegjin e vajzës së saj.

 

Ylli i “Shtëpiakeve të dëshpëruara” pranoi se kishte paguar 15 mijë dollarë në vitin 2017 për të marrë fshehtas përgjigjet e provimit të vajzës së saj. BBC shkruan se aktorja Felicity Huffman përpos dënimit me burg duhet të bëj 250 orë shërbim në komunitet dhe të paguajë një gjobë prej 30,000 dollarësh.

 

Prindërit dhe trajnerët e atletikës ishin midis 50 personave të akuzuar skemën e korrupsionit, por asnjëri nga fëmijët nuk u përfshi.

 

“Nuk ka shfajësime ose justifikime për veprimet e mia”, tha Huffman në një deklaratë pas dënimit të saj. “Do të doja të kërkoja falje përsëri për vajzën time, burrin tim, familjen time dhe komunitetin arsimor për veprimet e mia. “Dhe unë veçanërisht dua t’u kërkoj falje studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj, dhe prindërve të tyre që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme që mbështesin fëmijët e tyre”, shtoi aktorja amerikane, raporton newsbomb.al. Gjykatësi Indira Talwani tha se Huffman ka pranuar përgjegjësinë e plotë për veprimet e saj, por “përpjekja për të qenë nënë e mirë nuk e justifikon” atë që bëri.

Ajo duhet të raportojë në burg brenda gjashtë javësh. Prokurorët kishin kërkuar një muaj burg dhe 20,000 dollarë gjobë.