‘Pafund e lumtur’, Ami bën dedikimin special për Ermalin pas premierës së filmit

By vizional

March 29, 2019

Të mërkurën u mbajt premiera e filmit “2Gisht Mjaltë”, ku si protagonistë kryesorë ishin Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata. Premiera e filmit “2Gisht Mjaltë”, u mbajt në Shqipëri dhe theu rekord me shitjen e biletave. E pas premierës së këtij filmi, gruaja e Ermalit, Amarda Toska ka thënë disa fjalë për bashkëshortin e saj. “Pafund e lumtur per suksesin tend (dhe isha e bindur qe ne fillese)❤ TE DUA!”, ka shkruar Ami krahas fotos. Theksojmë që skenari i “2Gisht Mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.