Aktualitet

Padia e LSI-së në prokurori, Rama: I kam mbyllur veshët, kanë dalë jashtë shinave

By vizional

June 21, 2017

Kryeministri Edi Rama ka folur në Tonight Ilva Tare në Ora News për padinë e LSI-së në prokurori. Rama tha se: ”I kam mbyllur veshët sepse ndihem shumë i sekëlldisur kur shoh aleatët tanë janë lëshuar jashtë shinave”.

Tare: LSI ju ka paditur sot në Prokurori për deklaratat ndaj policisë për të bërë fushatë.

Rama: I kam mbyllur veshët sepse ndjehem shumë i sëkëlldisur kur dëgjoj aleatët tanë që janë shkuar jashtë shinave të arsyes. Rruga e drejtë e 25 qershorit nuk është betejë politike me parti të tjera, aq më pak është betejë personale. Këto fatkeqësisht janë të vërteta por mua më lënë tërësisht të ftohtë sepse më vjen shumë keq për ta.

Tare: LSI ende aleate për ju?

Rama: Aleatët tanë të këtyre 44 muajve me të cilët kemi bërë shumë punë të mira, kemi bërë reforma që nuk janë vërë në çerek shekulli, po sulmojnë punët më të mira të kësaj qeverie. Është një situatë për të ardhur keq, ndihem shumë në siklet sepse nuk dëshiroj fare të ndodhë diçka e tillë por është jashtë mundësive të mia për ta penguar të ndodhë.

 

Tare: Kërkuar falje, por mendoni se ka pasur shkelje të Kushtetutës në atë qëndrim tuajin?

 

Rama: Nëse do ti hynim një diskutimi në respekt të Kushtetutës në çfarë po thuhet këto javë atëherë ka të tjerë që duhet të turpërohen gjithë jetën. Ishte retorikë që do kisha dashur të mos kishte ndodhur, nuk ishte qëllimi të nxisja policinë të bënte politikë, ishte ti drejtohesha policisë si individë jashtë uniformës por nuk ka justifikime. Pavarësisht kush ishte qëllimi, fakti që u përceptuar në atë formë, gabimin e bën dhe timin. Kërkova ndjesë, kush nuk ka qëllime të tjera e kupton mirë ndjesën. Koka e falur nuk pritet dhe jeta vazhdon.

 

Tare: Thatë që ka të tjerë që duhet të ndjehen me turp në raport me respektin ndaj Kushtetutës, për kë e keni fjalën?

 

Rama: Merrini dhe dëgjojini, mund ti gjeni. Flas në këtë fushatë dhe para saj. Janë fare të qarta të gjitha shkarjet nga binarët e komunikimit normal ose dhe të një komunikimi të tensionuar fushate sepse janë shkarje të një thellësie që janë parë rrallë  në Shqipërinë e zgjedhjeve qëkurse bëhen zgjedhje.

 

Tare: Po flisni për Metën?

 

Rama: Jo.

 

Tare: Për kë?

 

Rama: Flas për fenomenin.