Bota

Pa kokë e me gjymtyrë të prera! Gangsterët e pamëshirshëm irlandezë tmerrojnë botën me fotot e viktimave

By vizionc

January 23, 2020

 

Gangsterët e pamëshirshëm irlandezë kanë filluar të kopjojnë praktikën famëkeqe të karteleve meksikane – duke shpërndarë pamjet e viktimave, për të trembur rivalët.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bandat – të cilët bëjnë pjesën më të madhe të parave të tyre duke shitur kokainë – kryejnë praktikat e mprehta për të trembur kundërshtarët e tyre.

 

Dhe gjërat shkuan në një nivel tjetër kur trupi i Keane Mulither-Woods, 17 vjeç, “u shpërbë” nga një “vrasës serik”.

Gjymtyrët e tij ishin prerë dhe koka e tij u gjet në bagazhin e një makine të djegur, pasi ai u zhduk në Drogheda, Co Louth, dy javë më parë.

 

Ekziston frika se vdekja e tij mund të shkaktojë hakmarrje të mëtejshme në stilin e tmerrshëm të kartelit Sinaloa të El Chapo-s, që ua priste kokat viktimave dhe shpërndante pamjet.

 

Ndërkohë policët irlandezë kanë krijuar një prani të fortë në Drogheda, në një përpjekje për të parandaluar ndonjë shpërthim më të dhunës, raporton ‘telegraf’.

 

Siç ishte raportuar, Keane u rrëmbye dhe u dërgua në një shtëpi ku u torturua – pastaj u vra dhe u shpërbë.

Një burrë 24-vjeçar është arrestuar që në lidhje me vrasjen e të riut.