Pa filler, pa bisturi; ky truk për buzë të plota funksionon për...

Pa filler, pa bisturi; ky truk për buzë të plota funksionon për mrekulli

334
0

Ëndrra  e atyre me buzë të holla është pikërisht rritja e volumit të tyre dhe një gojë e stilit Kim Kardashian. Kjo prirje ka bërë që shumë të famshëm t’i drejtohen kirurgut për të marrë një ndihmë të vogël aty ku nëna natyrë nuk është treguar shumë bujare me ta. Mbushësit e buzëve zakonisht bazohen në acidin hialuronik (por jo vetëm) dhe injektohen në pikat strategjike nga kirurgu për të rritur konturin natyror të buzëve. Kanë një kohëzgjatje prej disa muajsh dhe bëhet fjalë për një procedurë e cila duhet ripërsëritur.

Nëse nuk dëshironi t’i nënshtroheni një ndërhyrje të tillë, atëherë jemi të lumtur t’ju themi se ekzistojnë edhe disa mënyra të tjera për t’u dhënë buzëve një formë të plotë. Pa gjilpëra!

Para së gjithash, provoni shkëlqyesit e buzëve me efekt voluminoz. Ka shumë në treg. Janë pak djegës sepse përmbajnë mentol dhe substanca të tjera që irritojnë buzët në mënyrë që të fryhen pak.

Ekziston edhe një metoë tjetër shumë e thjeshtë:  e  keni vënë re pasi keni larë dhëmbët buzët tuaja janë më të fryra? Motivi është se mentoli i gjendur tek buzët është pak irritues. Kështu që blini një pastë dhëmbësh me mente të fortë dhe përdorni furccën për të eksfoliuar buzët në mënyrë delikate. Aplikoni menjëherë një balsam me shkëlqim për t’i hidratua dhe për të krijuar iluzionin e buzëve më të plota.

Më pas përdorni një laps pak më të errët se ngjyra juaj natyrale dhe konturoni buzët duke dalë shumë pak nga kufijtë. Në këtë mënyrë krijohet iluzioni i buzëve më të mëdha. Aplikoni më pas buzëkuqin duke filluar nga qendra e buzëve drejt pjesëve të jashmte.

Në fund, mbani gjithmonë me vete një shkëlqyes buzësh  transparent ose me ngjyrë: përbërja e lëngshme ka tendencë të ‘zgjerohet’ duke  dhënë kështu iluzionin e buzëve më iluminoze.