Aktualitet

OSHEE: Zonat e Tiranës ku do të ketë ndërprerje të energjisë

By vizional

June 04, 2018

Për shkak të punimevë të planifikuara, OSHEE ka njoftuar se do të ketë kufizime të energjisë në disa zona të Tiranës. Gjatë zhvillimit të punimeve në zbarrat 6 kV të ns Valias, në intervalin kohor 09:00-13:00 do të ketë kufizime të energjisë në disa zona të periferisë si: Laknas, Valias, Bathore, Frutikultura Kamëz, Bregu Lumit, Çekrezë, Kasalë, Parafabrikatet, Repartin Ushtarak.