OSBE-ODIR: Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

OSBE-ODIR: Zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur

451
0

Kryetarja e delegacionit të vëzhguesve për zgjedhjet locale të 30 qershorit të OSB-ODIR, që në fillim të raportit paraprak deklaroi se, në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur.

“Jemi këtu pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa ndonjë axhendë të fshehtë. Jemi plotësisht të paanshëm e lëmë faktet të flasin. Ne nuk na intereson kush i fiton zgjedhjet, i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE. Zgjedhjet lokale u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e lektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë, qeveria ishte e vendosur t’i mbante ato. Në këtë klimë të një ngërci politik, zgjedhësit nuk patën mundësi reale për të zgjedhur. “ u shpreh Glover.