Ori Kuçi flet për sëmundjen e të birit: “E vuaj që ka...

Ori Kuçi flet për sëmundjen e të birit: “E vuaj që ka një shenjë në trup!”

374
0

Mbrëmjen e sotme, Soirée riktheu në vëmendje disa prej këngëve e filmave, të cilat njihen për trajtimin e kauzave të ndryshme sociale që prekin një masë të gjerë të shoqërisë shqiptare.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe  Ori Kuçi, një nga emrat që bëhet shpesh pjesë e kauzave sociale.Ajo foli për një sëmundje të të birit, i cili iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

“Unë kam një problem, që më vjen zor që e kam problem, por e kam dhe nuk kam çfarë të bëj për këtë. Prej kohësh e vuaj që Davidi [i biri] ka një shenjë në trup. Më besdis sepse njerëzit janë kuriozë… injorantët janë kuriozë dhe bëjnë pyetje të parëndësishme”, ka treguar Ori.