Organizatori i kocertit të Inva Mulës kritikon “Zërin e Amerikës”: Nuk na...

Organizatori i kocertit të Inva Mulës kritikon “Zërin e Amerikës”: Nuk na përmendën si organizatorë, u hapëm dyert

352
0

 

Mënyra sesi ka gjetur pasqyrim në “Zërin e Amerikës’ koncerti i Inva Mulës, Olen Çezarit dhe Genc Tukiçit në Toronto të Kanadasë, është kritikuar nga organizatorët e këtij koncerti, një shoqatë, Pasqyra Shqiptare.

Në një njoftim publik duke ndarë me lexuesit e faqes raportimin e Zërit të Amerikës, këta të fundit ndihen të zhgënjyer se në asnjë rast nuk është përmendur organizatori i këtij eventi, që në fakt ka shpenzuar edhe paratë për të.

“Ky është reportazhi i përgatitur nga “Zëri i Amerikës” për koncertin “Voyage autour du monde” organizuar nga Pasqyra Shqiptare (që çuditërisht apo mjerisht lihet jashtë pa u përmendur qoftë edhe si emër organizatori dhe sponsori mediatik)”, shkruajnë ata duke ndarë dhe lajmin.

Më pas, duke iu përgjigjur interesimit të lexuesve organizatorët thonë se nuk ndihen të prekur, “por pak të përdorur”.

“U hapëm dyert. Ishte produksioni ynë dhe askush nuk mund të hynte brenda për xhirim pa lejen e producentit të shfaqjes”.

Për dy orë, në Toronto të Kanadasë, Pasqyra Shqiptare organizoi koncertin madhështor të tenores, pianistit dhe violinistit virtuoz, një spektakël i duartrokitur gjatë nga shqiptarët në Toronto. Organizatori Ilir Lena e organizoi këtë spektakël me rastin e 17 vjetorit të krijimit të Pasqyrës Shqiptare.