Diaspora

Organizata Shqiptarët e Bashkuar, uron 28 Nëntorin!

By vizional

November 28, 2021

Shqiptarë, gëzuar 28 Nëntori!

Në këtë natë të bekuar të kombit, në këtë ditë të madhe për shqiptarët kudo jetojnë, më 28 Nëntor, kujtojmë ardhjen e Gjergj Kastriotit në Krujë, kujtojmë nëntorin e Ismail Qemalit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, kujtojmë daljen e UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit!

Kjo festë është më e madhja që njeh dhe feston kombi ynë. Është festë e përbashkimit, vëllazërisë tonë pa dallim krahine, feje dhe ideje, rreth flamurit kuq e zi, rreth besës për kombin dhe flamurin, për të gjithë shqiptarët kudo jetojnë.

Andaj, të gjithë shqiptarëve, në trojet etnike, në të gjitha kontinentet, nga zemra, Organizata Shqiptarët e Bashkuar, ua uron 28 Nëntorin, për të sjell ngrohtësi, paqe e dashuri, mirëqenie dhe sukses për kombin tonë në trojet e veta etnike dhe kudo jetojnë shqiptarët.

Urime, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!�Zoti e bekoftë aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Përgjithmonë të përkushtuar në rrugën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe prijësve tanë historik, me vlera euro-atlantike!

Urime dhe gëzuar shqiptarë 28 Nëntori!

Organizata “Shqipëtarët e Bashkuar”-Detroit-Michigan

Kryetar: Rrok Dedvukaj