Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit, më 14 dhjetor 2020, lëshon këtë...

Organizata Shqiptarët e Bashkuar në Detroit, më 14 dhjetor 2020, lëshon këtë APEL të mëposhtëm: LARG DUART NGA ELITA AKADEMIKE SHQIPTARE !

476
0

Dështues, rrenca, teveqelë, bukëshkalë e mashtrues të kombit janë ata që shpifin akademikët shqiptarë, se gjoja nuk “mbrojnë” interesin e kombit dhe të atdheut. Këtë gënjeshtër dhe këtë futë të zezë barbarike, nuk duhet ta gëlltitë populli shqiptar, e as miqtë e tij. Për më tepër, populli shqiptar nuk duhet të tregohet inferior dhe tolerant, as mendjelehtë dhe i gatshëm, që bjerë pre dhe t’u besojë lahpuzave dhe dështakëve të tillë antishqiptarë, sepse ata nuk përbëjnë kurrfarë kategorie të shoqërisë shqiptare, që t’u japin “nota vlerësuese” akademikëve tanë.

Për më tepër, lahpuzat nuk janë që kanë krijuar kombin dhe shtetin shqiptar; nuk janë ata që kanë luftuar qoftë me penë a me pushkë për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të kombit dhe të atdheut; as nuk ajnë që kanë kultivuar dhe ruajtur vlerat dhe traditat tona, gjatë historisë së ekzistencës sonë të derisotme.

 

Prandaj, i APELOJMË lahpuzat: larg duart nga elita akademike shqiptare, se mjaft, qe 30 vjet katran, nuk keni lënë “gurë pa rrëzuar” , duke i ofenduar, përbuzur, shpifuar, intriguar, njollosur, shantazhuar dhe anatemuar deri në urrejtjen shtazarake, vulgare dhe banditeske, më shumë, më egërsisht dhe më brutalisht, se çdo armik i jashtëm i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë etnike (1990-2020).

 

Ky soj i lahpuzave të “dresuar” dhe të paguar nga kuzhinat antishqiptare serbo-greko-ruse etj., të instaluar në mediume të ndryshme shqipfolëse në trevat e Shqipërisë etnike, të aliazhuar dhe të sponsoruar nga partitë e ndryshme politike, për t’i mbrojtur interesat e ngushta vetjake, interesat e partive korrupsioniste, të liderëve korrupsionistë absolutistë, autarkikë, nepotistë oligarkikë (të parapaguar për ruajtjen e kolltukëve me çdo kusht dhe, në afat të gjatë të pacaktuar me dekada) , si dhe të padronëve të tyre medialë antihumanë borgjezë, shpirtkazmë dhe antikombëtarë, të shtirur si “gardianë mbrojtës” të interesave dhe të vlerave kombëtare , me urdhrat dhe me direktivat e tyre filoserbe, filogreke, filoruse dhe filodreqe…etj., jo më pak se 30 vjet PO SULMOJNË barbarisht dhe, në format më perfide akademikët shqiptarë (posaçërisht KRYEAKADEMIKUN dhe RILINDËSIN REXHEP QOSJA), gjoja në emër të “pasftësisë politike” dhe të “dështimit të mbrojtjes së interesave kombëtare” (!?)

 

Kjo është “karta” e tyre më e ndyrë dhe më primitive skizofrenike, që ka për qëllim baltosjen dhe vrasjen e vlerave, të meritave dhe të kontributit të deritashëm shekncor, kombëtar dhe atdhetar të elitës akademike shqiptare me në krye RILINDSIN E FUNDIT REXHEP QOSJA, vetëm për t’ua bërë qejfin klysharisë dhe zagarisë sllave dhe pansllave ballkanike, kanë marrë për “detyrë shtëpie” t’i varrosin vlerat sublime të Kombit Shqiptar, siç janë Rexhep Qosja dhe Adem Demaçi etj.

 

Edhe pse lahpuzat kanë mbështetjen financiare dhe materiale nga padronët e tyre (brenda apo jashtë politikës) për t’i ofenduar dhe etiketuar akademikët shqiptarë gjoja se sipas “kutit” të tyre mendjetharë, “ata kanë falimentuar” në mëkëmbjen dhe në mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar, duhet ta dinë të vërtetën e provuar nga historia e derisotme kombëtare shqiptare, se pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-2020) çdo gjë që është krijuar, ndërtuar zhvilluar, përparuar dhe emancipuar në fushën e shkencës, të kulturës të artit, të vlerave kombëtare dhe shtetërore shqiptare, është fryt i drejtpërdrejtë dhe meritë epokale e intelektualëve akademikë shqiptarë si brenda, ashtu edhe jashtë trojeve të Shqipërisë etnike, jo e lahpuzave dhe e injorantëve “derbederë” të pabusullë njerëzore, etike, profesionale, kombëtare dhe atdhetare shqiptare.

 

-Me shpifje dhe etiketime abstrakte përgjithësuese nuk ndërtohet e as nuk mbrohet kombi, as shteti e as atdheu !

 

Pra, mbarë opinion publik shqiptar, duhet ta dijë dhe të shohë, se lahpuzat janë dëmtuesit më të mëdhenj dhe më të rrezikshëm për shëndetin dhe ekzistencën e florës dhe të faunës së Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, jo akademikët, të cilët, qe më se gjysmë shekulli janë “kujdestarë” në shërbim të mbrojtjes së interesave individuale dhe kolektive kombëtare shqiptare dhe të Shqipërisë etnike.

 

Fundja, të gjithë ata që pretendojnë “të hedhin gurin, e të fshehin dorën”, t’i njollosin dhe t’i fajësojnë akademikët për huqet dhe për gabimet e elitave politike shqiptare në Ballkan/1989-2020/, duke shkarravitur dhe dezinformuar në mënyrë përgjithësuese opinion publik, pa asnjë konkretizim argumentues (pa emër dhe pa mbiemër), janë më shumë se dështues-argatë dhe matrapazë të “kazanit të mediave” të shengenit ballkanik të tandemit Vuçiq-Rama-Zaev etj.

 

Ata-lahpuzat nuk kanë asnjë të drejtë t’i anatemojnë AKADEMIKËT SHQIPTARË, ngase vetë janë nga shpërfytyruesit më primitivë dhe më injorantë të së VËRTETËS SË IDENTITETIT KOMBËTAR SHQIPTAR.

 

-Lahpuzat dhe “mentorët” e tyre, duhet të dinë se akademikët shqiptarë nuk kanë dështuar në mbrojtjen e çështjes kombëtare, por ata-klysharia serbosllave së bashku me padronët e tyre, të cilët po e gënjejnë dhe po e mashtrojnë popullin se gjoja “akademikët janë fajtorë) për gjendjen e rëndë mjeruese material, politike, ekonomike dhe sociale në hapësirat e Shqipërisë etnike.

 

Prandaj, akademikët shqiptarë nuk janë të dështuar, por shumë krenarë, të guximshëm dhe faqebardhë me veprimtarinë e tyre akademike në pararojë të përherhshme të shqiptarizmit kundër të të gjitha mizorive, të barbarive, të terrorit, të terrorizmit dhe të gjenocidit të institucionaliazuar serbo-sllavo-bizantin të “ngulitur” në zemrën dhe në trupin e Shqipërisë etnike (1878-2020).

 

Përkundrazi, të dështuar janë ata që po shkarravisin dhe po dezinormojnë përditë, duke e frikësuar, gënjyer, manipuluar dhe mashtruar popullin, se gjoja përpjekjet dhe lufta e drejtës e UÇK-së për liri dhe për bashkim gjithëkombëtar, “është dështim, folklorizëm, fantazi dhe antirealizëm”.

 

Ky është problemi, i krijuar nga disa liderë të sotëm politikë dhe nga agjenturat e tyre mediale antishqiptare, që po e helmojnë, po e përçajnë dhe po e shkombëtarizojnë kombin shqiptar. Këta janë dështakët dhe disfatistët e djeshëm dhe të sotëm (1989-2020), JO ELITA AKADEMIKE SHQIPTARE-zemra dhe truri i kombit dhe i atdheut shqiptar.

 

-Larg duart nga ELITA AKADEMIKE SHQIPTARE!

 

Organizata Shqiptarët e Bashkuar,

Kryetari,

Rrok Dedvukaj, d.v.