Oreksi vjen duke ngrënë, ja për cilat ushqime vdesin 6 shenjat e...

Oreksi vjen duke ngrënë, ja për cilat ushqime vdesin 6 shenjat e dyta të horoskopit

336
0

Peshorja:

 

Planeti drejtues i shenjës së peshores është Venusi. Pika e dobët janë veshkat. Të lindurit e kësaj shenje duhet të kenë kujdes me kujtesën dhe diabetin. Nuk duhet të mungojnë në dietën e tyre javore: peshku, perimet e freskëta, pak karbohidrate, pak mish i kuq, pak mish pule dhe shumë ujë gjatë ditës. Duhet të jenë shumë të kujdesshëm me sasinë e kripës, shmangni vezët, gjalpin dhe alkoolin, edhe pse ju shijon (veçanërisht meshkujve).

 

Akrepi

 

Planeti drejtues i shenjës së akrepit është Plutoni. Pika e dobët janë organet riprodhuese. Të lindurit e kësaj shenje kanë strukturë të mirë dhe siluetë të hollë. Ata janë energjikë dhe metabolizmi është pikë e fortë e akrepit. Ushqehen në varësi të humorit të tyre. Për një shëndet të mirë, dieta sipas living, duhet të jetë e pasur me perime dhe fruta të freskëta, veçanërisht me fruta ekzotike. Duhet të zgjedhin ushqime që përmbajnë vitaminë A, C, kalcium dhe hekur dhe të konsumojnë shumë ujë. Shmangni hudhrat dhe pijet alkoolike.

 

Shigjetari

 

Planeti drejtues i shenjës së shigjetarit është Jupiteri. Të lindurit e kësaj shenje janë të shkathët, aktivë, pëlqejnë sportet ekstreme, janë udhëtarë filozofikë. Pikat e dobëta janë këmbët dhe kontrolli i hipofizës. Shijojnë më tepër se ç’duhet alkoolin (sidomos meshkujt) duke e kthyer kështu mëlçinë në pikë të dobët. Ata kanë metabolizëm shumë të mirë. Në rastet që një shigjetar ka problem me linjat, kjo është vetëm pasojë e abuzimit me sasinë e ushqimit. Duhet të konsumojnë lakra të egra mali, lakër të bardhë, të kuqe, panxhar, selino, patate, fruta pylli, sardele, mish kafshësh dhe shpendësh të egra. Duhet të shmangin konsumin e alkoolit dhe të mbajnë nën kontroll sasinë e kripës.

 

Bricjapi

 

Planeti drejtues i shenjës së bricjapit është Saturni. Pika e dobët është struktura skeletore, veçanërisht gjunjët. Të lindurit e kësaj shenje kanë skelet të plotë, jo shumë elegant, prandaj duhet të bëjnë shumë kujdes me ushqimin. Dieta duhet të jetë e pasur me kalcium, vitaminë D dhe omega 3, i cili gjendet te frutat dhe te perimet e freskëta, veçanërisht ato të stinës së dimrit. Duhet të konsumojnë mish të kuq të pjekur mirë, qumësht dhe nënproduktet e tij, qepë, hudhra, radhiqe, majdanoz, shumë ujë dhe çaj. Duhet të shmangin ushqimet e konservuara, frutat e thata, mishin e derrit, të kufizojnë sasinë e bukës dhe të kripës.

 

Ujori

 

Pikat e dobëta janë sistemi nervor dhe sytë. Këta njerëz ndjekin dietat drastike, prandaj duken gjithmonë në formë të mirë. Ata duhet të jenë të kujdesshëm, sepse periudhat e dietës i bëjnë nervozë dhe i lodhin shumë. Përgjithësisht të lindurit e kësaj shenje ushqehen në mënyrë të çrregullt. Ushqimet që konsumojnë duhet të jenë të pasura me vitaminë A, që gjendet te perimet me ngjyrë të errët. Duhet të konsumojnë vezë dhe nënprodukte të freskëta të qumështit, veçanërisht gjalpin dhe djathin. Duhet të shmangin ëmbëlsirat dhe të mos pinë shumë lëngje.

 

Peshqit

 

Planeti drejtues i tyre është Neptuni, por ata janë të dashuruar pas Jupiterit. Pikat e dobëta janë hormonet dhe sistemi nervor. Struktura e tyre është zakonisht e imët. Ata shëndoshen vetëm në rast se abuzojnë me ushqimin. Përgjithësisht këtë e bëjnë në periudha dobësie emocionale ose nëse janë në fazë melankolie apo depresioni. Peshqit duhet të ushqehen me produkte që janë të pasura me proteina shtazore, natrium, kalcium dhe vitaminë D, të cilat gjenden te mishi i kuq, peshku dhe perimet e frutat e freskëta. Duhet të pinë shumë ujë dhe çaj bimor, ndërsa duhet të shmangin brumërat, ëmbëlsirat, ushqimet e konservuara, alkoolin, duhanin apo çdo gjë tjetër që shkakton varësi.