Ore pas ore me COVID-19 / 562 të infektuar dhe 26 viktima

Shqipëri- 562 të infektuar, 26 viktima dhe 314 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 14 raste të reja me COVID-19,  pas testimit të 231 persona të dyshuar. Harta është zgjeruar me 7 raste të reja në Krujë, 5 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Fatmirësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka humbur jetën asnjë person.  Ndërkohë, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin në 314.

Aktualisht 34 pacientë po marrin mjekim në spitale. Në spitalin Infektiv  janë në terapi intensive 6 pacientë. Ndërsa, nga 8 të shtruarit “Shefqet Ndroqi”, 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli foli një ditë më parë edhe për rritjen e numrit të të infektuarve në Krujë. Rakacolli tha për “Report Tv” se  infektimi me koronavirus mund të ndodh në çdo vend dhe jo vetëm në punë. Sa i përket Shkodrës, e cila është një vatër e nxehtë infeksioni, ajo u shpreh se të infektuarit janë zbuluar vetëm nga hetimi epidemiologjik, pasi shumica e të infektuarve kanë qenë pa simptoma.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *