Aktualitet

Ora po shkon 11, a do fillojnë arrestimet VIP?!

By vizional

October 19, 2017

Një paralajmërim të fortë për zhvillime të papritura kanë dhënë dje disa gazetarë të mirëinformuar të kronikës.  Duke komentuar dosjen “Habilaj” dhe implikimin e ish-ministri të brendshëm Saimir Tahirit në emisionin “Byro Politike”, në ABC NEWS të gazetares Juli Xhokaxhi. Gazetarët janë shprehur se priten zhvillime të rëndësishme. “Nesër, në orën 10-11 do ketë arrestime!” ka thënë Artan Hoxha. (thënë dje). “4 qeli VIP janë gati në Burgun e Sigurisë së Lartë, këta janë persona që konsiderohen prurje të reja të çështjeve të fundit”, tha gazetari Basir Çollaku. Hoxha ka shtuar se këto organizata nuk u krijuan dje dhe se kanë vite që operojnë në vendin tonë.  Ndërsa gazetari Ferdinand Dervishi tha se përgjimet italiane tregojnë se policia shqiptare është është e kriminalizuar dhe se prokuroria është e kapur nga politika, duke shtuar se edhe shërbimi sekret është jashtë loje sepse sipas tij aty punojnë njerëz të paaftë. “ Këto përgjimet italianë vërtetojnë edhe një gjë tjetër që policia shqiptare është e kriminalizuar dhe e kapur nga politika, prokuroria është e kapur nga politika, dhe mos harrojmë se kulmi I kapjes nga politika ishte sulmi që prokurori i bëri ambasadorit amerikan, shërbimi sekret është jashtë loje, sepse shumica në shërbimin sekret janë të paftë. Jemi në një moment që nuk e di se çfarë po ndodh në këtë vend”, tha Dervishi.