“Opozita e re” në Kuvend, të hënën marrin mandatin 6 kandidatë të...

“Opozita e re” në Kuvend, të hënën marrin mandatin 6 kandidatë të tjerë [Emrat]

176
0

Këtë të hënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht do u japë mandatin edhe gjashtë kandidatëve nga listat vijuese të PD-së dhe LSI-së.

Kandidatët që kanë pranuar që të marrin mandatin janë tre nga lista e PD-së dhe tre nga lista e LSI-së duke e çuar në 10 numrin e deputetëve në Kuvend nga listat e opozitës.

Kandidatët që do të marrin mandatin janë:

Lefter Maliqi-qarku Berat në vendin e Astrit Veliajt nga PD-ja

Ligoraq Karamelo-qarku Korçë në vendin e Klevis Balliut nga PD-ja

Majlinda Halili-qarku Tiranë në vendin e Gent Strazimirit nga PD-ja

Edlira Hyseni-qarku Durrës në vendin e Nora Malajt nga LSI-ja

Ediola Braha-qarku Lezhë në vendin e Viktor Tushajt nga LSI-ja

Elda Hoti-qarku Gjirtokastër në vendin e Vangjel Tavos nga LSI-ja