Opozita e propozon si Kryeministër tranzitor, flet Pandeli Majko: Ja kush do...

Opozita e propozon si Kryeministër tranzitor, flet Pandeli Majko: Ja kush do e japë zgjidhjen përfundimtare

396
0

Opozita ka artikuluar emrin e ministrit të Diasporës Pandeli Majko si kryeministër në kushtet e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Rama që e kërkon me insistim. Ndërkaq, Majko ka folur për krizën e thellë në median maqedonase “Almakos”, duke thënë se do ketë ndërmjetësime dhe se do jenë ndërkombëtarët ata të cilët do imponojnë zgjidhjen përfundimtare. “Shqetësimi im është se do vijnë ndërkombëtarët e do na thonë: Do bëni kështu dhe kaq”, u shpreh Majko. “Politika në të gjithë shtrirjen e saj është në marrëdhënie me ëndrën për të ardhmen. Në momentin që ti e humbet atë, atëherë ti je i vjetër në politikë dhe ka ardhur koha të ikësh. Ajo që po ndodh aktualisht në politikën shqiptarë është mbyllja e një cikli të brezit që hyri në politikë në vitet ’90 dhe sidomos e atij brezi që filloi nga 2005 e në vazhdim. Kjo sigurisht është një marrëdhënie delikate, të cilën në duhet të gjejmë mënyra për ta zgjidhur”, tha midis të tjerash ministri i Ramës në intervistë.