Opozita e Bashkuar: Koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur

Opozita e Bashkuar: Koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur

453
0

Opozita e Bashkuar ka dalë me një reagim të përbashkët ku dënon deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe policisë lidhur me protestën e nesërme dhe skenarët e mundshme të dhunës. Opozita deklaron se sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve, teksa thekson se mes protestuesve nuk ka kriminelë dhe se koha e kërcënimeve ka ikur.

 

Reagimi i plotë:

Opozita e Bashkuar dënon më forcë deklaratën e Policisë Politike dhe të Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës komuniste për nxitjen e dhunës nga opozita në protestën e së enjtes para Kuvendit të Shqipërisë.

 

Nëse ka një skenar dhune apo sulmi ndaj institucioneve, ky skenar gjendet në zyrën e Edi Ramës.

 

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Të tilla thirrje nga Policia Politike e Edi Ramës janë të dala boje. Protesta e 16 Shkurtit provoi se mes protestuesve nuk ka kriminelë.

 

Opozita e Bashkuar njofton bandën në krye të qeverisë, Kuvendit dhe të Policisë se koha e kërcënimit të shqiptarëve ka ikur!

 

Edi Rama mund të ndryshojë axhendën e Parlamentit “339”, mund të arratiset vetë nga Tirana, por është i pafuqishëm të ndryshojë axhendën e popullit!

 

Sovrani do të ushtrojë nesër të drejtat e tij, në orën 10.00 para Parlamentit, i cili nuk duhet të mbetet peng i krimit dhe korrupsionit, por t’u kthehet sa më shpejt Shqipërisë dhe shqiptarëve./