Aktualitet

Opozita dogji mandatet, reagon Rama: Kam bërë gabime dhe jam tërhequr, por…

By vizional

February 21, 2019

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka folur për protestat e organizuar nga opozita dhe për djegien e mandateve të opozitës. Rama tha se opozita ka konsumuar një akt të panjohur, të paparë dhe të padëgjuar.

 

Pjesë nga fjalimi:

 

Kanë interesa partiake që synojnë përcarjen e zgjedhjeve. Secili dhe secila prej nesh duhet të përpiqemi, të shohim sa më qartë dhe të refletojmë sa më thellë, duke nisur nga vetja pastaj duke parë rreth e rrotull. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur të vendeve me zgjedhje që nga demokracitë perëndimore deri tek regjimet hibride. Një akt i paparë dhe i padëdgjuar, por jo krejt i pashpjegueshëm për ne që jetojmë në Shqipëri. Po e nis nga vetja, jam zgjedhur kryeminsitër i Shqipërisë 2 herë pas zgjedhjeve nën një qeveri të përbashkët me opozitën ju dhamë të gjitha portofolet që kërkoi dhe herën e dytë me një numër të madh votash.

 

Ata humbën dy herë, herën e parë faji iu la popullit, ndërkohë që akoma nuk kanë kuptuar pse humbën herën e parë, ata nuk kanë kuptuar akoma pse humbën sërish herën e dytë.

 

Në vjeshtë filloi avazi i vjetër i kontestimit të zgjedhjeve, avaz që sot arriti një kulm të ri. Sot vendi ka plot halle e probleme të tjera. Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe as i pagabueshëm, përkundrazi… kam bërë gabime por edhe jam tërhequr dhe kam thënë me fal. Më shumë se një herë, reagimet e atyre që më janë vlerësuar, nuk kanë qenë për tu mbajtur për krenari, por ama jam stërmunduar për t’i dëgjuar nga të gjithë…

 

Jam tërhequr dukë bërë hap pas më shumë se një herë kur kam kuptuar se ata që protestojnë apo ankohen kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë.

 

Për mua nuk është qejf as nevojë për të shtyrë kohën rrjetet sociale, por është pjesë e detyrë, përpjekjes për të përfshirë njerëz të zakonshëm dhe për tu përfshirë edhe kur komentet e mia lexohen si arrogancë apo pakt. Nuk është as e para dhe as e dyta.

 

Kanë hyrë në një borxh të pashlyeshëm , tani më fëmijët, gruan, nënë…. por edhe më te afërm dhe miq që nuk mbahen mend se kur i kam takuar, e kam pranuar si haraçin e madh për privilegjin e pakrahasueshëm që shumica më ka zgjedhur, për të drejtuar këtë vend.