Lajme

OPINION: Shehaj: 8 emra kryebashkiakësh “rrëzohen”

By vizional

September 18, 2019

Partia Demokratike do të publikojë dhe 8 emra të tjerë të kryetarëve të bashkive të majta që preken nga ligji i dekriminalizimit. Ish-deputeti Agron Shehaj ka treguar në emisionin Opinion se si marrin informacion për këta individë.

“Jemi duke parë dhe 8 raste. Ne na shkruajnë vetë. Vijnë njerëzit vetë, i njohin shumë mirë se me çfarë janë marrë këta. Ky i Vaut të Dejës nuk e di sa emra dhe mbiemra ka. Në momentin që ne na vjen indicia nga disa burime, në rastin e Valdrin Pjetrit ka qenë i dënuar në Itali ne gjejmë mënyrën për ta verifikuar. Nuk është ndonjë vështirësi për këtë, dalin shumë shpejt informacionet”, tha Agron Shehaj.

Analisti Alfred Peza thotë se PS është gati ti dëgjojë, pasi kjo është punë e opozitës.

“PD duhet falënderuar për denoncimet që bën. Është duke bërë atë detyrë që bën çdo opozitë. Opozita ka meritën fillestare për ligjin e dekriminalizimit. Kur një opozitë, ka kauzën e të vërtetave, kur ajo ka qenë në parlament dhe i ka ngritur PS i ka dëgjuar dhe i ka votuar”, tha Peza./ Opinion.al