Operacioni i RENEA-s në Elbasan, shoqërohen 30 persona, mes tyre punonjës të...

Operacioni i RENEA-s në Elbasan, shoqërohen 30 persona, mes tyre punonjës të administratës dhe dy gazetarë

543
0

Dalin detaje nga operacioni i forcave RENEA në Elbasan, në kuadër të ‘Focës së ligjit’. Burime bëjnë me dije se deri tani janë 30 të shoqëruar dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë, ndërsa raportohet se operacioni do të vijojë deri ditën e nesërme. Nga informacionet paraprake, mësohet se mes të arrestuarve janë edhe punonjës të administratës, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Po ashtu bëhet me dije se në pranga janë vënë edhe dy gazetarë, ndonëse ende nuk bëhen me dije emrat e tyre. Ndërkohë kujtojmë se nga operacioni blic i RENEA-s në mëngjesin e sotëm janë shoqëruar disa anëtarë të fisit Capja. Një prej të shoqëuarve është dhe Ardjan Çapja, ndaj të cilit janë kryer më herët dhe disa atentate. Capja është person me precendet penalë pasi dyshohet se ka sulmuar policinë, që e vëzhgonte disa vite më parë.