Sipas një studimi të fundit ngrënia e shumë peshqve me vaj dhe ushqime të tjera të pasura me acide yndyrore Omega-3 ndihmon në ndalimin e migrenës, pretendon një studim. Studiuesit zbuluan se ata me dhimbje koke të vazhdueshme ndienin më pak dhimbje nëse kishin një dietë të pasur me Omega-3. Acidi gjendet në ushqime të tilla si salmoni, sardelet dhe arrat.
Studimi, i botuar në British Medical Journal, zbuloi se ata që hanin më shumë këto ushqime kishin dhimbje koke më pak të forta dhe më të shkurtra. Studiuesit nga Universiteti i Karolinës së Veriut thanë se studimi tregon se ‘dhimbja mund të trajtohet përmes ndryshimeve në dietë’. NHS(National Health Service) pretendon se një dietë e shëndetshme duhet të përfshijë të paktën dy racione të peshkut në javë, duke përfshirë një peshk me vaj.
Hulumtimi i ri përfshiu 182 persona, kryesisht gra të reja, të cilët përjetuan migrenë midis pesë dhe 20 ditëve në muaj. Gratë u ndanë në tre grupe dhe vendosën dieta të ndryshme. Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se acidet yndyrore omega-3 shoqërohen me efekte të zvogëlimit të dhimbjes, ndërsa acidet yndyrore omega-6 mund të përkeqësojnë dhimbjen. Acidet yndyrore Omega-6 janë një lloj yndyre shumë të pangopur që gjenden në vajrat bimorë, arrat dhe farat.
Dieta e pasur me omega-3 shoqërohej me një ulje prej 1.3 orësh dhimbje koke në ditë dhe dy ditë dhimbje koke në muaj. Dr Rebecca Burch, nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, tha se rezultatet sugjerojnë që mjekët duhet t’u rekomandojnë pacientëve një dietë të lartë omega-3. Ajo tha se gjetjet na çojnë një hap më pranë një qëllimi të kërkuar prej kohësh nga pacientët me dhimbje koke dhe ata që kujdesen për ta.