Olta Gixhari në qiellin e shtatë: E lumtur, e dashuruar dhe me...

Olta Gixhari në qiellin e shtatë: E lumtur, e dashuruar dhe me detin në sfond

495
0

U bë disa kohë që Olta Gixhari nuk shfaqet shumë në intervista, dalje publike apo qoftë edhe në rrjete sociale duke e mbajtur pak më larg vetes vëmendjen e njerëzve. Megjithatë, këtë periudhë “distance” e paska shijuar vërtetë.

Dje në mbrëmje, aktorja ka ndarë me ndjekësit e saj një video ku shfaqet në plazh, me bikini duke kërcyer e lodruar e lumtur. Siç e shkruan vetë, video është shkrepur nga ‘dashuria ime’, duke na bërë kështu të ditur se bukuroshja është aktualisht në një marrëdhënie dashurie.

Olta duket më e lumtur se kurrë dhe fakti që e ka ndarë me të gjithë ndjekësit dhe mikeshat e veta kanë komentuar shumë pozitivisht, do të thotë që vërtetë aktorja ndihet në paqe dhe e kënaqur me gjithçka ka.

Ne po presim tani të na prezantojë zyrtarisht me të dashurin e saj.