Ambra është vajza simpatike që dashur pa dashur është futur mes dyshes Olsi Fiorentina. Kanë qënë të shumta skenat e xhelozisë së kësaj të fundit, ndonjëherë edhe pa shkak. Ambra, modele dhe mjaft simaptike, spektaklin e kaluar u vendos nga produksioni që të ndahej nga partneri Elsamed.
Pavarsisht ‘sqarimeve’ me Fiorentinën, një skenë tjetër e sikletshme ka ndodhur në ‘BB’
Olsi dhe Ambra rastësisht kanë përfunduar duke bërë dush në të njëjtën kohë. Ambra ishte futur më parë në dush, ndërsa pas saj qëndronte Elsamedi, i cili pastronte mjekrën. Më pas, vjen Olsi që nuk heziton të futet edhe ai në dush në të njëjtën kohë edhe pse aty ishte edhe Ambra. Ndërsa Elsamedi vazhdonte të qëndronte pas tyre duke pastruar mjekrën.
Olsi nis të flasë me Ambrën për Musën dhe Donën, duke i thënë asaj se Musa preket shpejt për një gjë që i thotë partnerja e tij.
Fiorentina në ato momente nuk ka qënë aty dhe nuk e ka vënë re.