Oh jo! Një tjetër i famshëm tregon publikisht se Jordyn dhe Tristan...

Oh jo! Një tjetër i famshëm tregon publikisht se Jordyn dhe Tristan kishin muaj që ishin bashkë

373
0

A ka pasur një romancë mes Tristan Thompson dhe Jordyn Woods?

Fillimisht u përfol se përgjatë një feste, Tristan dhe shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Jordyn janë parë duke u puthur.

Më pas, burime të ndryshme kanë pohuar se ata kanë qenë të lidhur për rreth një muaj, mirëpo janë munduar ta mbajnë të fshehtë, derisa dolën zbuluar.

Në këtë fazë,  Khloe Kardashian që ka një vajzë, True, me Thompson, hoqi nga Instagram-i i saj, Jordyn.

Të njëjtën gjë bëri e gjithë familja e saj, Kris Jenner që është e ëma, dhe të motrat, Kim Kardashian, Kourtney, Kendall, ndërkohë Kylie ishte dhe është ende e vetmja që nuk e ka hequr Jordyn nga rrjeti social në fjalë.

A u kthye në skandalin më të madh të tradhtisë? Patjetër që po!

Shumë persona filluan që ta vendosin me shpatulla pas murit, Jordyn, madje ka pasur edhe nga ata që e kanë quajtur kur*ë, duke theksuar që nuk mund të merret partneri i tjetër kujt!

Në kohën kur të gjithë prisnin një reagim nga ana e Woods, ajo ditën e djeshme rrëfeu për herë të parë publikisht versionin e saj të historisë në “Red Table Talk”.

21-vjeçarja u shpreh se të shtunën në mbrëmje së bashku me disa miq kishte qenë në një festë.

Në këtë të fundit prezent ishte edhe Tristan. Siç Jordyn e sqaroi, në kulturën amerikane të rinjtë pas një feste të caktuar, shkojnë në shtëpinë e dikujt për ta vijuar atë.

Atë mbrëmje, kishin shkuar në shtëpinë e Tristan dhe Woods lidhur me këtë tha: “Në momentin që më thanë që do shkonim në shtëpinë e Tristan, mendova, ah sa mirë, nuk do jemi në shtëpinë e një të huaji.”

Dhe kështu, festa kishte vijuar, Jordyn kishte pirë alkool, mirëpo në asnjë çast, sipas saj, nuk kishte humbur vetëdijen.

Ajo u shpreh se ka qenë e vetëdijshme për gjithçka ka bërë.

Ndër të tjera theksoi se këmbët e saj, kanë qenë të shtrira mbi këmbët e Tristan, dhe në këtë pikë deklaroi se nuk ka pasur diçka intime me 27-vjeçarin, thjesht këmbët i kishte shtrirë pa të keq në atë mënyrë.

Në orën 7 të mëngjesit, ajo kishte përshëndetur disa miq të cilët sipas saj ndodheshin ende aty dhe më pas Tristan teksa e ka përcjellë jashtë e ka puthur në buzë.

Jordyn u shpreh se ka qenë thjesht një puthje në buzë, nuk ishte pasionante, as me gjuhë.

Ndërkohë menjëherë, ishte larguar për në shtëpinë e saj dhe kishte telefonuar Kylie-n dhe Khloe për t’iu thënë që ka qenë në festën e organizuar tek shtëpia e Tristan, mirëpo nuk iu ka thënë që e ka puthur: “Thashë me vete, le të pretendojmë sikur e gjitha kjo nuk ka ndodhur! Kisha frikë!”

E pyetur nga Jada Smith nëse ka fjetur me Tristan, Jordyn u përgjigj: “Patjetër që jo, nuk kam fjetur me të, nuk kam qenë e lidhur një muaj me të. Thjesht gjërat ndodhën sepse i lejova unë të ndodhnin. Tristan nuk ka faj. Unë jam 21 vjeç, isha e pirë dhe që nga vdekja e babait tim pak kohë më parë, unë nuk po di më çfarë po bëj me jetën time!”

Pas daljes publike të Jordyn, reagoi përmes një statusi në Twitter Khloe ku shkruante: “Pse po gënjen? Nëse po përpiqesh që të shpëtosh veten tënde duke folur publikisht, në vend që të më marrësh mua privatisht dhe të më kërkosh falje fillimisht, të paktën ji e sinqertë në rrëfimin  tënd. Meqë ra fjala. Ti je arsyeja që familja ime u nda.”

Mirëpo, së fundmi, ka reaguar edhe grimieri i famshëm Jefree Star i cili më deklaratën  e tij e ka përkeqësuar historinë.

Sipas tij, 27-vjeçari me Jordyn kanë qenë të lidhur prej një muaji dhe janë munduar që romancën e tyre ta mbajnë të fshehtë nga syri i publikut.

“Jordyn vërtetë sapo tha që teksa po dilte nga shtëpia e Tristan, ai e puthi në buzë?

Kjo është një gënjeshtër! Ju keni një muaj ose dy që jeni të lidhur me njëri-tjetrin. I gjithë qyteti i Calabasas e di. Ka sy kudo, ka njerëz që nuk janë të famshëm që i keni komshinj. Dhe çdokush shikon gjithçka. Ju keni qenë të lidhur për një farë kohe dhe më në fund u zbulua. Ti tani je e shokuar që e vërteta doli në shesh dhe po mundohesh të shpëtosh veten.”

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e radhës nga një tjetër personazh publik!