Ogur i mirë për Shqipërinë…Faqja e huaj krahason Rona Nishliun dhe Eugent...

Ogur i mirë për Shqipërinë…Faqja e huaj krahason Rona Nishliun dhe Eugent Bushpepën

435
0

Një nga ‘website’-t më të njohur në botë, ‘WiwiBloggs’, që është i dedikuar vetëm për festivalin Evropian të këngës ka bërë një krahasim shumë interesant të Eugent Bushpepës dhe Rona Nishliut. Eugenti do të prezantojë këtë vit Shqipërinë në ‘Eurovision’ me këngën ‘Mall’, ndërsa Rona përfaqësoi vendin tonë në vitin 2012 me këngën ‘Suus’. ‘WiwiBloggs’ ka shkruajtur se për Eugentin nuk është hera e parë që këndon një këngë të Eurovizionit. “Në vitin 2017, Eugenti ishte i ftuar në emisionin ‘Top Show’ dhe atij ju kërkua të këndonte këngën ‘Suus’ të Ronës. Këngëtari pranoi, por të gjithë filluan të dyshonin nëse ai si rroker do arrinte të këndonte notat e larta dhe emocionuese të këngës ‘Suus’. Eugenti mundi dhe e këndoi më së miri, duke treguar se ai ka shumë talent në vokal. Për kënaqësinë e publikut ai solli një vokal shumë ekspresiv dhe të qartë. Pati dhe disa të qeshura duke qenë se Eugenti imitoi dhe stilin e Ronës në të kënduar, por gjithsesi ai i qëndroi i vërtetë këngës. Dhe kur erdhi koha për të kënduar pjesën “Më ler ni të qaj” Bushpepa me zë të lartë dhe krenar arriti ta këndonte në mënyrë perfekte. Ky mund të jetë një ogur i mirë për Eugentin duke qenë se kënga ‘Suus’ u rendit në vendin e pestë. Gjithashtu kjo ishte dhe një ndër këngët e pakta që u këndua totalisht në gjuhën shqipe dhe Eugenti ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë me këngën ‘Mall’ “ ka shkruajtur ‘WiwiBloggs’.