OFL zbret në Berat, kush janë 2 të dënuarit për drogë në...

OFL zbret në Berat, kush janë 2 të dënuarit për drogë në Itali që kanë 48 orë kohë

394
0

OFL e ka shtrirë aksionin në Berat.

 

Në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e OFL bën me dije se në ‘sitën’ e verifikimit të pasurisë do të jenë 2 të dënuar për trafikim lëndësh narkotike. 2 subjektet që kanë 48 orë kohë për të plotësuar pyetjet  janë Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çoba banues në Berat të dënuar në Itali për trafikim lëndësh narkotike.

 

Dy beratasit e dënuar për trafikim droge kanë 48 orë kohë për të plotësuar formularin e pasurisë duke iu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për të bërë më pas dhe verifikimin nëse pasuria është vënë në mënyrë të paligjshme ose jo.

 

Njoftimi i OFL:

 

OFL, 18 shkurt Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

 

 

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: G. M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”; E. Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”; Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.