“Oferta” e FSHF-së: Nëse doni të shihni Francën, duhet të blini biletat...

“Oferta” e FSHF-së: Nëse doni të shihni Francën, duhet të blini biletat për Andorrën

487
0

Shqipëria do të zhvillojë pas pak ditësh dy ndeshje në shtëpi, ku fillimisht do të përballet me Andorrën në Elbasan, teksa më pas do të presë Francën në “Arenën Kombëtare”. Natyrisht për ndeshjen ndaj kampionëve të Botës, interesi është shumë i madh dhe pritet që stadiumi të jetë “Sold Out”.

Ndërkohë, FSHF po ndjek një politikë të çuditshme për të shitur biletat dhe në ndeshjen ndaj Francës, pritet të jenë të njëjtat fytyra si në ndeshjen ndaj Andorrës. Në dyqanin fizik të FSHF-së, të shumtë kanë qenë tifozët të cilët kanë shkuar për të blerë një biletë dhe e kanë pasur të pamundur.

Atyre iu është komunikuar se fillimisht duhet të blejnë një biletë për ndeshjen kundër Andorrës dhe më pas mund të blejnë pa problem një biletë për ndeshjen ndaj Francës. Në të kundërt, tifozët nuk mund të jenë në “Arenën Kombëtare”. Ajo që bie në sy, është fakti se FSHF i ka shitur bileta tifozëve që kanë paguar një abone prej 1500 lekësh dhe që është nxjerrë nga vetë FSHF.