Ofensiva turke, dhjetëra të vdekur në Siri

Ofensiva turke, dhjetëra të vdekur në Siri

355
0

 

Numri i viktimave vazhdon të rritet, teksa Turqia vazhdon ofensivën e saj në zonën veriore të Sirisë të udhëhequr nga kurdët.

Raportet thonë se, të paktën 11 civilë kanë vdekur dhe dhjetëra ushtarë të forcave kurde dhe ato pro-Turqisë janë vrarë.

Vdekja e parë e një ushtari turk u konfirmua nga vetë ushtria e Turqisë. Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga banesat e tyre, pasi thirrjet ndërkombëtare për të ndaluar sulmin janë rritur.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, së kanë njoftuar planet për të futur një projekt-ligj për sanksionet kundër Turqisë.

Kujtojmë se Turqia nisi sulmin kundër Sirisë veriore të mërkurën, pasi Trump tërhoqi forcat ushtarake amerikane nga ajo zonë.

Kritikët thonë se tërheqja e Amerikës i dha efektivisht Turqisë dritën jeshile për të nisur sulmin kufitar.

Turqia e ka quajtur këtë ofensivë si një përpjekje për të krijuar një “zonë të sigurt” nga militantët kurdë, të cilët gjithashtu mund të strehojnë refugjatët sirianë.

Turqia i konsideron militantët kurdë të forcave demokratike siriane, të cilat kanë kontrolluar zonat kufitare, si “terroristë” të cilët mbështesin një kryengritje anti-turke.

Forcat kurde njihen si aleatët kryesorë të Shteteve të Bashkuara në betejën kundër grupit islamik.

Një shqetësim i madh për komunitetin kombëtar është fati i qindra të burgosurve të dyshuar të ISIS, duke përfshirë shumë shtetas të huaj, të cilët ruhen nga forcat kurde në rajon.