ODIHR për median: Një familje kontrollon tre prej pesë frekuencave kombëtare

ODIHR për median: Një familje kontrollon tre prej pesë frekuencave kombëtare

197
0

OSBE/ ODIHR ka dalë me një raport paraprak për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por që tashmë kjo datë është shfuqizuar nga Presidenti.

Në raportin të bërë publik OSBE/ODIHR krahas shqetësimit për zgjedhjet ndalet edhet tek media.

OSBE shpreh shqetësim se media të mëdha kanë vënë në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën.

Kështu sipas ODIHR, procesi i përfunduar së fundmi i dixhitalizimit ka rezultuar se një familje kontrollon tre prej pesë frekuencave televizive kombëtare private.

OSBE duke cituar qendrën Kombëtare të Biznesit, thekson se familja Hoxha zotëron 100 për qind të Top Channel dhe 50.98 për qind të DigitAlb. Ky i fundit zotëron 100 për qind të ADTN. Secila kompani sipas ODIHR mban licencë kombëtare.