OBSH: Maskat copë të mbrojnë nga variantet e reja të koronavirusit

OBSH: Maskat copë të mbrojnë nga variantet e reja të koronavirusit

322
0

Maskat copë janë të efektshme dhe të mbrojnë edhe ndaj varianteve të reja të koronavirusit, njoftoi mbrëmë vonë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Duke dalë në këtë përfundim OBSH nuk do të ndryshojë rekomandimet. “Maskat e pëlhurave, jo kirurgjikale, mund të përdoren nga të gjithë njerëzit nën moshën 60 vjeç që nuk kanë probleme të veçanta shëndetësore,” tha Maria Van Kerkhove, menaxherja e pandemisë së OBSH.

 

“Në zonat ku virusi po qarkullon, maskat duhet të vendosen kur ka grumbullime me njerëz dhe është e pamundur të mbash distancë prej të paktën një metër, si dhe në dhoma me pak ose aspak ventilim,” shtoi ajo në një konferencë për shtyp.

 

Gjermania dhe Austria kanë pretenduar përdorimin e maskave kirurgjikale në dyqanet tregtare dhe në transportin publik. Nga ana e saj, qeveria franceze ka bërë thirrje për ndalimin e përdorimit të disa maskave copë të bëra vetë.

 

“Vendet janë të lira të marrin masat që ata i konsiderojnë të nevojshme,” vazhdoi Maria Van Kerkhove. “Sidoqoftë, edhe me ndryshmet që koronavirusi ka pësuar që mund të jetë më ngjitës, ne nuk kemi asnjë tregues se mënyra e transmetimit ka ndryshuar”, tha zyrtarja e menaxhimit të pandemisë së OBSH. Kjo është arsyeja pse, vazhdoi ajo, në lidhje me rekomandimet aktuale, “ne nuk kemi ndërmend t’i ndryshojmë në këtë fazë”