OBSH i bën apel shteteve: Kujdes, jemi në një fazë të re...

OBSH i bën apel shteteve: Kujdes, jemi në një fazë të re të rrezikshme

431
0

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë apel shteteve që të tregojnë kujdes në lehtësimin e masave, pasi virusi vazhdon të infektojë mijëra njerëz në ditë.

Dita e enjte ka sjellë edhe rekordin e e numrit të të infektuarve nga COVID-19 që nga përhapja e pandemisë, me 150 mijë të prekur në vetëm 24 orë në të gjithë botën. “Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” tha shefi i organit të Kombeve të Bashkuara, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale në Gjenevë. “Virusi ende po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të ndjeshëm ndaj tij”, shtoi ai. Kreu i organizatës ndërkombëtare bëri thirrje për mbajtje të distancës sociale dhe vigjilencë të lartë.

 

Më herët, Dr Hans Kluge, drejtori rajonal europian deklaroi se përgjatë vjeshtës mund të shpërthejë vala e dytë e koronavirusit.