OBSH: Hiqni dorë nga teoria e rritjes së infektimeve nga testimi i...

OBSH: Hiqni dorë nga teoria e rritjes së infektimeve nga testimi i madh; nuk janë të lidhura më njëra tjetrën

321
0

Numri i të infektuarve me koroanvirus në nivel global po vijon të rritet, por kjo nuk po ndodh për shkak të shtimit të numrit të testimeve. OBSH thotë se nuk beson se ky është nëj fenomen që lidhet me testimet për Covid-19. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Programit të Urgjencave në Organizatën Botërore të Shëndetit ka thënë: ‘Ne nuk besojmë se ky është një fenomen testimi. Është e qartë, kur shikon numrin e të shtruarve në spital që po rriten në shumë vende, numri i viktimave gjithashtu po rritet. Duket se virusi tani ka një ndryshim, në kuptimin që po mbivendoset në nivel global’.

Dita e diel konfirmoi rritje rastesh globale me më shumë se 183 mijë, sipas shifrave zyrtare të OBSH.

Komentet për lidhjen mes testimeve dhe rritjes së numrit të konfirmuar me njerëz të infektuar, vijnë pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka kërkuar nga ekspertët të ulet ritmi i testimeve. Ai pretendon se rritja e numrit të testimeve në Amerikë ka bërë që të ketë më shumë raste nga vendet e tjera të botës.

TiranaPost