OBSH: Europa nuk ka marr masa të plota, rrezik i valës së...

OBSH: Europa nuk ka marr masa të plota, rrezik i valës së tretë në janar

302
0

Numri i të prekurve nga Covid 19 në botë ka kaluar tashmë 58 milionë që në nisje të pandemisë, sipas të dhënave të universitetit amerikan “Johns Hopkins”. Ndërkohë, viktimat janë më shumë se 1,37 milionë.

Shetetet e Bashkuara mbeten vendi më i goditur me më shumë se 12 milionë raste dhe gati 256 mijë të vdekur, të ndjekur nga India dhe Brazili.

Ndërkohë në këtë klimë, OBSH paralajmëron Europën se nëse nuk merr masa do të përfshihet nga një valë e tretë e pandemisë në fillim të vitit 2021.

David Nabarro, i dërguari spciali i OBSH në një intervistë për gazetarët zviceranë vë në dukje se qeveritë europiane nuk kanë realizuar infrastrukturën e nevojshme gjatë verës, pasi u vu nën kontroll vala e para, shkruan ANSA.

“Nëse nuk e bëjnë edhe tani do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm”, u shpreh Nabarro duke vlerësuar përgjigjen ndaj pandemisë të vendeve aziatike si Korea e Jugut.  Sikurse citon Sëiss info, Nabarro ka pohuar se në Azi qytetarët kanë sjellje të cilat e bëjnë të vështirë qarkullimin e virusit.

“Mbajnë distancat, përdorin maskat, izolohen kur janë të sëmurë dhe mbrojnë grupet në rrezik. Përveç kësaj nuk i kanë lehtësuar masat në mënyrë të parakohshme”.

Sipas të dërguarit të OBSH për të lehtësuar masat duhet pritur që numrat të ulen dhe të qëndrojnë të ulët.

Ndërkohë në Europë masat u lehtësuan dhe tani rastet janë sërish në rritje.

“Reagimi i Europës ka qenë i paplotë”, tha Nabarro që duke ju referuar Zvicrës ka kritikuar hapjen e pistave të skive që mund të çojnë në rritje të numrit të infektimeve dhe vdekjeve