‘O kryetar dil nga zyra’, vlonjatët i futen brenda në bashki Dritan...

‘O kryetar dil nga zyra’, vlonjatët i futen brenda në bashki Dritan Lelit, çfarë kërkojnë

358
0

Një protestë është zhvilluar mëngjesin e sotëm para bashkisë së Vlorës. Banorë të fshatit Trevllazër janë mbledhur përpara bashkisë, ndërsa janë revoltuar për mungesën e rrugës që lidh fshatin e tyre me qytetin e Vlorës.

lallala.jpg

“Kryetar dil nga zyra”, ishin këto thirrjet e banorëve për kryebashkiakun Dritan Leli, ndërsa janë futur edhe në ambjentet e brendshme të bashkisë.

 

Ata shprehen të shqetësuar për mediat se u është premtuar disa herë ndërtimi i rrugës, por nuk është bërë. Një tjetër problem për fshatin e tyre është edhe mungesa e ujit të pijshëm.