Aktualitet

O i pacipë”- “Mos e hapni më gojën”, sherr mes dy partive të Ballit në ceremoninë përkujtimore

By vizionc

September 14, 2019

Gjate cereminise përkujtimore te luftës së Gërhotit në Gjirokastër,ka degjeneruar

në një sherr banal. Britma, sharje dhe deri perplasje fizike ne vendin ku prehen eshtrat e disa prej krerëve nacionalistë të ekzekutuar janë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ne konflikt jane perfshire përfaqësuesit e dy partive të Ballit Kombëtar; Partisë Balli Kombëtar dhe Balli Kombëtar Demokrat.

Ndërkohë kanë qenë të parët përfaqesuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhëtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD.

Po ashtu i pranishëm veç familjarëve edhe ish- deputeti Enkelejd Alibeaj që kërkoi zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.