“O bëni ndonjë lekë punë, o ikni”, Dasho thirrje ekspertëve të Komitetit:...

“O bëni ndonjë lekë punë, o ikni”, Dasho thirrje ekspertëve të Komitetit: Shfryni presionin e…

314
0

Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho i ka bërë thirrje Komitetit të Ekspertëve dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të bëjnë të mundur hapjen sa më parë të spitaleve rajonale për trajtimin e rasteve Covid. Sipas Dashos kjo do të shfrynte presionin mbi spitalet Covid, ku mëngjesin e sotëm një tjetër pacient i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga Sanatoriumi.

Postimi i plotë i Dashos:

Papërgjegjshmëria në kulm! Një thirrje për ministrinë dhe komitetin: Hapni urgjent spitalet rajonalë dhe ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID! Mos u tregoni qytetarëve “strategji” mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!

Vdekjet e raportuara (ato që nuk fshihen dot) po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen! Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!

Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të! Pacientët nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem… O bëni ndonjë lek punë, o ikni!

Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar demagogjinë tuaj, duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollyëood-i! Po kalon çdo cak…