Është vetëdorëzuar në polici Gjovalin Alia, miku i Eri Zefit, të cilin e nxorri në pritën e atentatit të 2 tetorit ku Zefi u ekzekutua në një kanal në fshatin Zall Xhuxhë të Mirditës.
Alia ishte shpallur në kërkim nga policia për atentatin ndaj mikut të tij, të cilin ai e nxorri në pritë e 2 tetorit. Zefi u ekzekutua nga atentatorët me 6 plumba, 4 në kokë dhe 2 në gjoks.
Gjovalin (Mikel) Alia dhe Eri Zefi ishin shokë fëmijërie. Viktima ishte ngujuar që prej shkurtit 2019 për shkak se vëllai i tij Ndue Zefi vrau fqinjin e tyre Martin Ndrecën.
Pas kësaj ngjarjeje, familja Alia është ngujuar nga frika e hakmarrjes së familjarëve të Eri Zefit.
Viktima mbante dhe emrin Anton dhe ishte baba i 3 fëmijëve.